Site icon Telegrafi

533 ankesa nga nëpunësit civil

Deri më tani Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka pranuar 533 ankesa nga nëpunësit civil.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura sot kryetari i këtij këshilli Lulzim Balaj, i cili arsyetoi këtë numër të madh ankesash me rritjen e vetëdijesimit tek punëtorët për të drejtat që ata i kanë.

“Është rritur vetëdijesimi i tyre për të drejtat që ata i kanë në rastet e kontestimit të konkurseve dhe te zbrazëtirave ligjore që ekzistojnë. Përgjegjës për një administratë më efikase është Ministria e Administratës Publike, prandaj duhet të punohet më shumë në rregullimin e ligjeve më efikase për këtë sektor”, ka thënë Balaj. /Telegrafi/

Exit mobile version