Telegrafi

53 vjeçari i cili vdiq mbrëmë në Prishtinë, ra nga një lartësi rreth 11 metra

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e vdekjes së 53-vjeçarit i cili ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Lexo po ashtu Vdes 53 vjeçari nga Prishtina, ra nga një ndërtesë

“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në një objekt, ka rënë nga një lartësi rreth 11 metra.

Gjatë tretmanit mjekësor viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për
obduksion, ndërsa si i dyshuar është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/