Policia e Kosovës ka dhënë detajet e vdekjes së 53-vjeçarit i cili ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në një objekt, ka rënë nga një lartësi rreth 11 metra.
Gjatë tretmanit mjekësor viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për
obduksion, ndërsa si i dyshuar është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/