Telegrafi

52 fëmijë deri në moshën 9 vjeçare të infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 2,279 pozitivë në COVID-19.

Në mesin e tyre, 52 janë fëmijë deri në moshën 9 vjeçare.

Në raportin e MSH-së bëhet e ditur se 265 persona janë nga mosha 10-19 vjeçare, 507 janë nga 20-29 vjeç, 447 janë 30-39 vjeç, 420 nga 40-49 vjeç, 296 persona nga 50 deri në 59, 183 persona janë të moshës 60-69, 76 persona të moshës 70-79 dhe 33 persona mbi 80 vjeç.

Ndryshe, MSH dhe institucionet tjera shëndetësore në vazhdimësi po u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Dje, Kosova ka pranuar nga SHBA-të edhe 35 mijë doza të vaksinës Pfizer. /Telegrafi/