Site icon Telegrafi

51 persona të arrestuar pas dhunës në Kataloni

Gjatë demonstratave në Kataloni, 51 persona u arrestuan pas dënimeve me burg të nëntë liderëve katalunas, tha sot Qeveria e Spanjës.

Sipas Ministrisë së Brendshme, 29 persona u arrestuan në provincën e Barcelonës, 14 në Tarragona dhe tetë në Lerida.

Dhuna e mbrëmshme plagosi 72 policë rajonalë dhe kombëtarë, disa prej të cilëve kanë thyerje të eshtrave, tha ministria.

Demonstratat kundër dënimit të drejtuesve katalanë me nëntë deri në 13 vjet burg për rolin e tyre në përpjekjen e shkëputjes së vitit 2017 do të vazhdojnë edhe sot.

Sipas qeverisë, linja e trenit ekspres ndërmjet Barcelonës dhe Francës ishte ndërprerë për shkak të sabotimit.

Marshimet do të fillojnë sot nga pesë qytete katalanase që synojnë të arrijnë në Barcelonë të premten, kur është paralajmëruar dita e grevës së përgjithshme dhe demonstrimit masiv, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version