Telegrafi

51 objekte të ish-Jugosllavisë pritet të ndahen, Maqedonia do të merr hisen e saj

Komisioni i përzier për trashëgiminë e Ish-Jugosllavisë, i përbërë nga Maqedonia, Serbia, Sllovenia, Kroacia, dhe Bosnja e Hercegovina, do të mbajnë takimin e radhës në Beograd, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesi serb, Veljko Odalloviq, ka deklaruar se pret që të zgjidhen të gjitha problemet e trashëgimis, pasi që një numër objektesh janë të pakontestueshme për t’u ndarë.

Nga 123 objekte të ish-Jugosllavisë në shtete të ndryshme të jashtme, 72 janë ndarë, kurse procedura vazhdon për 51 të tjera./Telegrafi/