Telegrafi

50gb+ pa pagesë, për pronarët e telefonave Nexus 4

 
Box më parë ka lajmëruar që çdo person i cili blen pajisje nga LG ose Sony Android do të ketë 50gb hapësirë shtesë pa pagesë, ndërsa tani duket se kjo ofertë do të vlej edhe për telefonin e mençur Nexus 4 nga Google.
 
Për të përfituar hapësirën prej 50gb pa pagesë, të gjithë ata që zotërojnë një Nexus 4 duhet së pari të shkarkojnë aplikacionin Box për Android dhe pastaj të krijojnë llogarinë personale të tyre. /Telegrafi/