Site icon Telegrafi

500 vende pune në Panair

Me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Odat ekonomike vendore kanë hapur panairin e Punës. Në këtë panair po marrin pjesë mbi 40 kompani që kanë vende të lira të punës rreth 500 vende.

Ministri i MPMS Arban Abrashi tha se kjo iniciativë për panair ka për qëllim zbutjen e papunësisë dhe ofrimin e mundësive për punësim të të rinjve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka përshëndetur MPMS për organizimin e këtij panairi i cili sipas tij do të ndikoi në arritjen e punësimit të punëkërkuesve dhe në këtë mënyrë ngritët mirëqenia e qytetarëve.

Në fillim të hapjes së panairit është shtuar edhe numri i të rinjve që po interesohen dhe po aplikojnë për punë, ndonëse prapa kamerës nuk shprehen optimist për punësim që sipas tyre punësimi po bëhet vetëm përmes lidhjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version