Site icon Telegrafi

500 tifozë “Dardanë” prezent në ndeshjen Kosovë – Finlandë

Rreth 500 tifozë janë nisur në mënyrë të organizuar nga Prishtina për të përkrahur prfaqësuesen e Kosovës.

Grupi i tifozëve të përfaqësueses, “Dardanët”, kanë konfirmuar se janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Shkodrës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Përfaqësueses së Kosovës

Ata pritet të jenë më të zëshmit sonte në stadiumin “Loro Boriçi” në përkrahje të përfaqësueses shqiptare.

Grupi i tifozëve “Dardanët” është grupimi më i madh i tifozëve që përkrahin Kosovën.

Ata ishin të pranishëm edhe në stadiumin “Maksimir” në Zagreb ku ndeshja u zhvillua përgjatë dy ditëve për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Ajo ndeshje përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të kroatëve. /Telegrafi/

Exit mobile version