Site icon Telegrafi

500 euro, për puthje në veturë!

Pos puthjes në veturë, në vendin e quajtur Trapani, në perëndim të Sicilisë, ndalohet lëpirja e akullores në rrugë. Në Eraclean veneciane ndalohet rreptësishtë gropimi i rërës në plazh, ashtu si ndërtimi i skulpturave të ndryshme në të. Në qytetin Lucca të Toskanës do të dënoheni me 500 euro nëse ushqeni pëllumbat. Kjo nuk është e tëra. Në ishullin shumë të vizituar të Caprit, është tabu krijimi i zhurmës në rrugë me anë të sandaleve.

Ekzistojnë më se 500 rregulla absurde të vëna në përdorim nga kryetarët e vendeve të ndryshme turistike dhe për këtë arsye, duhet të bëni kujdes të shtuar nëse keni ndërmend të shkoni për pushime në Itali, në mënyrë që shpenzimet në fund t’u dalin ashtu siç i keni planifikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version