Telegrafi

500 euro gjobë ndaj Shpejtim Bulliqit për sulm ndaj qytetarit në QKMF

Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Podujevë e ka dënuar me 500 euro gjobë kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqin për lëndim të lehtë trupor ndaj një personi, gjegjësisht për sulm fizik ndaj një personi në shkurt të vitit të kaluar gjatë kohës sa ishin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.  

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në aktgjykim bëhet e ditur se Bulliqi është dënuar për lëndim të lehtë trupor.

Lexo po ashtu Një qytetar raporton në polici se është sulmuar nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë bëhet e ditur se dënimi prej 500 euro gjobë tashmë është paguar nga kryetari i Podujevës, Bulliqi.

Ndryshe, më 9 shkurt të 2021-së një shërbyes civil i Komunës së Podujevës rreth orës 09:30 e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës, kryetarin e kësaj komune Shpejtim Bulliqi për dhunë fizike dhe verbale ndaj tij gjatë kohës sa ishte në ambulancë. /Telegrafi/