Adoptimi i qenve endacak në kryeqytet ka nisur vitin e kaluar. Komuna e Prishtinës për të zgjedhur problemin e qenve endacak e zgjodhi si metodë adoptimin e tyre, ku secili qytetarë që adopton një qen do të paguhet me 50 euro në muaj.
E një mundësi të tillë e ka shfrytëzuar edhe Samiu nga Prishtina. Siç njofton komuna ai ka adoptuar dhjetë qen endacak.
Samiu si rezultat i kësaj merr 500 euro çdo muaj nga komuna.
“Samiu ka adoptuar 10 qen endacak. Ai është shembull i një qytetari që ka vendosur të merr përgjegjësi shoqërore në zgjidhjen e problemit të qenve endacak. Samiu merr 500 Euro çdo muaj për qentë e adoptuar nga Kryeqyteti si dhe mbështetje shtesë.
Shikoni dhe dëgjoni rrëfimin e Samiut rreth përvojës së tij dhe familjes së tij”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Komuna u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të ndjekin shembullin e Samiut. /Telegrafi/