Site icon Telegrafi

500 ditë në grevë (Foto)

Ish-punëtorët e fabrikës së Tubave të Ferizajt, sot kanë hyrë në ditën e 500 të grevës.

Këta punëtorë janë të vendosur të qëndrojnë në tendën e tyre deri në realizimin e kërkesave të tyre, pavarësisht kohës dhe moshës që kanë, transmeton zeri.info.

Shuma e të hollave për të cilat protestojnë, kalon vlerën e mbi 30 mijë eurove për person.

Grevën thonë se do ta ndërpresin vetëm në rast se Kuvendi i Kosovës, do t’u ofronte garanci se ata do t’i marrin të hollat. /Telegrafi/

Exit mobile version