Site icon Telegrafi

500.000 dollarë ofertë për nënën e tetënjakëve për një film pornografik

Nëse nëna e tetënjakëve nuk e paguan borxhin prej 450.000 dollarëve do të mbetet pa shtëpi, ndërsa mediat amerikane shkruajnë se ajo edhe mund ta pranojë ofertën.

Vivid ia ofroi vitin e kaluar Nadyas një milion dollarë për rolin kryesor në njërin prej filmave të tyre. Me ato para ajo do t’ia paguante edhe vetes dhe fëmijëve sigurimin shëndetësor shkruan faqja e internetit TMZ. Megjithatë, ajo e refuzoi ofertën vitin e kaluar.

Vivid është kompania e cila ka publikuar edhe incizimet pornografike të Pamela Andersonit dhe Kim Kardashian. Ish- Miss Amerika Kelly McCarthy ka xhiruar një film pornografik nën produksionin e tyre.

Nadya, e cila ka 14 fëmijë, thotë se nuk ka bërë seks që nëntë vjet. Tetënjakët i lindi me mbarsim artificial. /Telegrafi/

Exit mobile version