Telegrafi

50 zyrtarët e rinj korrektues nga e hëna nisin trajnimin shtatë mujor

Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj, të gjeneratës së 42-të, nënshkruan kontratat me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zyrtarët e rinj nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në ceremoni morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së. /Telegrafi/