Telegrafi

50 të vrarë nga aksidenti në Pakistan

Shumë nga pasagjerët mbetën të bllokuar për disa orë në vagonët e rrëzuar.

Treni po udhëtonte gjatë natës nga Karachi drejt Lahores.

Gjashtë nga vagonët u dëmtuan rëndë pasi dolën nga binarët.

Shumë nga pasagjerët po shkonin pranë familjeve të tyre për të festuar Kurban Bajramin.

Zyrtarët thanë se errësira dhe moti i ftohtë po pengonin përpjekjet e e skuadrave të shpëtimit, të cilat nuk kishin as pajisje për të prerë vagonët e rrëzuar.

Autoritetet thanë se kanë urdhëruar fillimin e hetimeve për shkaqet e këtij aksidenti.

Gjithsesi, Pakistani ka një histori aksidentesh me pasoja fatale në sistemin e tij të vjetruar hekurudhor. /bbc/