Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, Instituti francez sot prej orës 18:00 do ta organizojë ngjarjen ’50 portrete të grave në Maqedoni kushtuar promovimit të të drejtave të grave’ për ta promovuar barazinë gjinore në sferën shoqërore dhe politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është paralajmëruar prania e grave nga sfera të ndryshme të veprimit, të cilat do të përgjigjen në pyetjen ‘Në cilën mënyrë në përditshmërinë tuaj i përfaqësoni të drejtat e grave?’
Fotografi Millan Strezovski me atë rast bëri portret, kurse 50 portretet më mbresëlënëse do të ekspozohen në Instituin francez në Shkup dhe do të vendosen në faqen e tij të Facebook-it.
‘Stereotipet e pengojnë barazinë e plotë gjinore. Me atë rast, Dita ndërkombëtare e të drejtave të grave, e cila shënohet më 8 Mars, është përkujtimi i luftës së përditshme për barazi të plotë gjinore, e cila nevojitet posaçërisht në kohën e sotme. Qëllimi i ngjarjes është t’i fitojë gratë të cilat përmes aktiviteteve të tyre të vazhdueshme, secila në fushën e vet të veprimit, kontribuojnë për barazi gjnore dhe për avancim të të drejtave të grave në Maqedoni’, kumtoi Instituti francez. /Telegrafi/