Telegrafi

50 milionë USD iranian fals, tentojnë të futen në bankat shqiptare

Ekonomistët e pavarur shpjegojnë se ekzistenca e kësaj vlere mashtruese, me siguri, kërkon të përfitojë nga situata e krizës ekonomie për tu qarkulluar në banka. Këto të fundit, në nevojë të ngutshme për likuiditete në kesh nëse kanë punësuar njerëz jo të besueshëm, mund të bëhen objekt i tregtarëve të parasë mashtruese.

Nga ana tjetër, investiguesit e policisë kanë të dhëna të rezervuara se USD iranian, me vlerë për 50 milion, është futur kohët e fundit nga Europa, kryesisht nga Zvicra me tregtarët kosovarë. Mendohet se Shqipëria nuk është i vetmi vend ku ka përfunduar shuma e falseve. Edhe në vendet e rajonit është futur sasi madhe USD false. Vlera e tyre, sipas të njëjtave burimeve, shumëfishohet.

Dollari fals iranian është më i thjeshtë për tu dalluar me sy për shkak të ngjyrës më të gjelbër se dollari i zakonshëm amerikan. Specialistët shpjegojnë se makineritë e kanë më të vështirë për ta kapur monedhën e falsifikuar, pasi elementët që i janë vendosur asaj, janë pothuajse të njëjta me atë të dollarit amerikan.

Përsa i përket obligacioneve me vlerë, por mashtruese, investiguesit tregojnë se u përkasin firmave të shumë viteve më parë, kryesisht atyre amerikane. Ato janë futur nëpërmjet tregtarëve në vendin tonë, po me qellim për të qarkulluar nëpër banka.