Telegrafi

50 milion euro në buxhet për tre muaj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njoftoi të martën se ka tejkaluar planin e parashikuar të inkasimit për 10.3 milionë euro, në tre muajt e parë të këtij viti, duke inkasuar gjithsejtë në buxhetin e vendit 50.4 milionë euro.

Shprehur në përqindje, sipas ATK-së, plani i inkasimit është më i lartë për 26 për qind.