Site icon Telegrafi

50 miliarderët për vitin 2019 sipas Forbes

Për të dytën herë në dekadën e fundit, si numri i miliarderëve ashtu edhe pasuria e tyre është zvogëluar, duke treguar që edhe njerëzit më të pasur nuk kanë imunitet ndaj situatave të papritura ekonomike dhe dobësisë së tregjeve të aksioneve.

Revista e njohur Forbes, përcjell Telegrafi, thotë se numri i miliardëve në botë për vitin 2019 është 2,153, apo 55 miliarderë më pak krahasuar me vitin e kaluar. Nga këta, 994 persona kanë një pasuri më të vogël krahasuar me vitin e kaluar. Në total, pasuria e tyre është 8.7 trilionë dollarë apo 400 miliardë dollarë më pak.

Burimi: Forbes | Lista e miliarderëve 2019

Zona më e goditur është ajo e azi-paqësorit, e cila ka humbur 60 miliarderë. Në krye është Kina, e cila ka 49 miliarderë më pak se një vit më parë. Edhe Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika kanë humbur miliarderë. Sa i përket Amerikës, Shtetet e Bashkuara dhe Brazili janë dy kombet e vetme, numri i miliarderëve të të cilave është rritur krahasuar me një vit më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë numrin rekord të miliarderëve me 609 persona, në krye të të cilëve është Jeff Bezos, përcjell Telegrafi.

Burimi: Forbes | Lista e miliarderëve 2019

Pavarësisht vështirësive, disa prej tyre kanë gjetur mënyra të reja për t’u pasuruar. Në klasifikimin e këtij viti janë 195 emra të rinj. Më i pasuri ndër ta është Colin Huang, themeluesi i Pinduoduo.

Burimi: Forbes | Lista e miliarderëve 2019

Emrat dhe vlerat e 50 miliarderëve, sipas Forbes, për vitin 2019.

1. Jeff Bezos, 131 miliardë dollarë
2. Bill Gates, 96.5 miliardë dollarë
3. Warren Buffett, 82.5 miliardë dollarë
4. Bernard Arnault, 76 miliardë dollarë
5. Carlos Slim Helu, 64 miliardë dollarë
6. Amancio Ortega, 62.7 miliardë dollarë
7. Larry Ellison, 62.5 miliardë dollarë
8. Mark Zuckerberg, 62.3 miliardë dollarë
9. Michael Bloomberg, 55.5 miliardë dollarë
10. Larry Page, 50.8 miliardë dollarë
11. Charles Koch, 50.5 miliardë dollarë
12. David Koch, 50.5 miliardë dollarë
13. Mukesh Ambani, 50 miliardë dollarë
14. Sergey Brin, 49.8 miliardë dollarë
15. Francoise Bettencourt Meyers, 49.3 miliardë dollarë
16. Jim Walton, 44.6 miliardë dollarë
17. Alice Walton, 44.4 miliardë dollarë
18. Rob Walton, 44.3 miliardë dollarë
19. Steve Ballmer, 41.2 miliardë dollarë
20. Ma Huateng, 38.8 miliardë dollarë
21. Jack Ma, 37.3 miliardë dollarë
22. Hui Ka Yan, 36.2 miliardë dollarë
23. Beate Heister & Karl Albrecht Jr., 36.1 miliardë dollarë
24. Sheldon Adelson, 33.4 miliardë dollarë
25. Michael Dell, 34.3 miliardë dollarë
26. Phil Knight, 33.4 miliardë dollarë
27. David Thomson, 32.5 miliardë dollarë
28. Li Ka-shing, 31.7 miliardë dollarë
29. Lee Shau Kee, 30.1 miliardë dollarë
30. Francois Pinault, 29.7 miliardë dollarë
31. Joseph Safra, 25.2 miliardë dollarë
32. Leonid Mikhelson, 24 miliardë dollarë
33. Jacqueline Mars, 23.9 miliardë dollarë
34. John Mars, 23.9 miliardë dollarë
35. Jorge Paulo Lemann, 22.8 miliardë dollarë
36. Azim Premji, 22.6 miliardë dollarë
37. Dieter Schwarz, 22.6 miliardë dollarë
38. Wang Jianlin, 22.6 miliardë dollarë
39. Giovanni Ferrero, 22.4 miliardë dollarë
40. Elon Musk, 22.3 miliardë dollarë
41. Tadashi Yanai, 22.2 miliardë dollarë
42. Yang Huiyan, 22.1 miliardë dollarë
43. Masayoshi Son, 21.6 miliardë dollarë
44. Jim Simons, 21.5 miliardë dollarë
45. Vladimir Lisin, 21.3 miliardë dollarë
46. Susanne Klatten, 21 miliardë dollarë
47. Vagit Alekperov, 20.7 miliardë dollarë
48. Alexey Mordashov, 20.5 miliardë dollarë
49. Gennady Timchenko, 20.1 miliardë dollarë
50. Leonardo Del Vecchio, 19.8 miliardë dollarë

Exit mobile version