Telegrafi

50 mijë bizneseve joaktive i ngushtohet hapësira

Memorandumi i mirëkuptimit ka per qëllim bashkëpunimin në fushën e regjistrimit dhe pajisjes së tatimpaguesve me numra fiskal, përmes së cilës synohet zhvillimi i një konkurrence reale dhe eliminimi i ekonomisë joformale.

Sipas Halitit, identifikimi i numrit real të tatimpaguesve është parakusht për realizimin edhe të projekteve tjera të ardhshme, siç është ai i arkave fiskale.

Ndërsa, për ata që nuk pajisen me numër fiskal u njoftua se ligji parasheh ndëshkimin mandatar në vlerën prej 500 euro, e deri në masën e marrjes së licencës për ushtrimin e veprimtarisë.

Ky proces është i ndërlidhur edhe me bizneset që kanë transaksione ndërmjet tyre. Nga janari i vitit 2010 të gjitha transaksionet mes bizneseve do të duhet të kenë numrat fiskal, ndërsa një proces i tillë u tha se do t’i ndihmojë zhvillimit të një konkurrence reale dhe synimit për eliminimin e ekonomisë joformale.