Telegrafi

50 mijë aplikacione për Windows Phone

Konkurrenca, Andoridi, shifrën prej 50,000 aplikacioneve e kapi pas 19 muajve, e numrin e njëjtë të aplikacioneve iOS e arriti për një vit.

Prej këtyre 50,000 aplikacioneve rreth 6,000 prej aplikacioneve të publikuara në ndërkohë janë tërhequr, nga Microsoft ose ata të cilët i kanë publikuar, e jo të gjitha aplikacionet janë në dispozicion në të gjitha vendet e botës. Më së shumti aplikacione përdoren në Amerikë, 42,655 shkruan All About Windows Phone.

Gjatë katër javëve të shkuara, Windows Phone Marketplace rritej për 265 aplikacione të reja në dit. Blerja e aplikacioneve për momentin është e mundur nga 35 vende të botës. /Telegrafi/