Dakota Johnson është në formën e saj më të mirë gjatë promovimit të “Fifty Shades Freed”, dhe këtë e ka vërtetuar teksa ka pozuar me të brendshme për “Allure”.
Aktorja që njihet për skenat e nxehta në filmin “Fifty Shades of Gray” është shfaqur mahnitëse në kopertinën e revistës.
Bukuroshja 28 vjeçare, e cila është në një lidhje me ish-bashkëshortin 40 vjeçar të Gwyneth Paltrow, Chris Martin, tha për “Allure” se pavarësisht se duhet të tregohet e fortë për të punuar në Hollywood, është shumë e ndjeshme.
“Thellë jam e hapur dhe e dashur,” u shpreh aktorja.
Dakota Johnson është 28 vjeçare dhe vjen nga Austin i Teksasit.
Ajo njihet për rolin e saj në seritë e filmave “50 Shades of Grey”, seri që vazhdon të shfaqet me sukses.
Ajo konsiderohet qysh moti si një prej aktoreve më me perspektivë dhe më të dashura të publikut. /TCH/Telegrafi/