Site icon Telegrafi

50 euro për të infektuarit me COVID-19 në Kamenicë, këto janë procedurat e aplikimit

Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët e saj për kushtet që duhet të plotësojnë dhe procedurat për të aplikuar për subvencionin në vlerë prej 50 eurosh për personat e infektuar me COVID-19.

Në njoftim thuhet se personi që aplikon duhet të jetë në listën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Po ashtu, për të qenë përfitues i këtij subvencioni, duhet që qytetarët të dërgojnë konfirmimin e xhirollogarisë që merret në bankë.

“Ju njoftojmë se për të aplikuar për subvencionimin në vlerë prej 50 eurosh, duhet të jetë personi i identifikuar me test PCR dhe të jetë në listë të IKSHP-së. Gjithashtu, luteni të mos dërgoni kartelën bankare, por konfimimin e xhirollogarisë të cilën fillimisht duhet ta merrni nga banka ku keni të hapur llogarinë. Në të kundërtën aplikimi nuk do të jetë valid”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version