Rreth gjysma e evropianëve të rritur përdorin e-banking dhe kjo përqindje është dyfishuar kur ishte 25 për qind kur ishte një dekadë më herët.
Ky shërbim është popullor veçanërisht në mesin e grup-moshës prej 25 deri në 34 vjeç, me 68 për qind të përdorimit. Përdorimi i e-banking tenton të rritet në përputhje me nivelin e arsimimit të përdoruesit, ku vetëm 77 për qind e tyre me arsim të lartë e përdorin këtë shërbim, shkruan Telegrafi.
Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimi Evropian, shërbimi i e-banking në Danimarkë përdoret 90 për qind, Holanda është e dyta me 89 për qind, ndjekur me vendet e tjera nordike si Finlanda me 87 për qind dhe Suedia me 86 për qind.
Përdorimi i e-banking është shumë i ulët në Bullgari me 5 për qind dhe Rumani me 7 për qind. /Telegrafi/