Site icon Telegrafi

“50/50” emisioni më i ri në Maqedoni, ku shqiptarët do të mund të fitojnë nga 50 shpërblime në javë

Një emision i veçantë po vjen në për shqiptarët e Maqedonisë.

“50/50” vjen si format i veçantë zbavitës-kontaktues.

“50/50” nga vet emri, do të sjellë një formë të veçantë të kontaktit me shikues duke dhuruar 50 shpërblime në javë.

Ky është një emision kontaktues ku shikuesit nëpërmjet SMS-ve të dërguara, do të kenë shansin të fitojnë njërin nga 50 shpërblimet javore.

“50/50” është planifikuar të transmetohet tek TV Nacional Alsat, me termin në njëri nga ‘primetime’ gjatë vikendit.

Emisioni do të moderohet nga dy aktorët e famshëm të serialit “O Sa Mirë”: Edi Kastrati dhe Jeton Zogjiani. /Telegrafi/

Exit mobile version