Pesë vetë u vranë pas të shtënave sot në një autolarje në Pensilvania, njoftoi policia e shtetit.
Zyrtarët e policisë thanë për Fox News se një person ishte gjithashtu i lënduar, por nuk ofruan informacione për gjendjen e tij.
Rasti ka ndodhur Melcroft, rreth 55 milje në juglindje të Pittsburgh.
Tre burra dhe dy gra u shpallën të vdekur. Policia ka marrë kamerat nga vendi i incidentit, por nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me incidentin.
“Viktimat nuk janë identifikuar akoma, nuk kemi asnjë ide se çfarë ka ndodhur. Kjo është e tëra mund t’ju them në këtë kohë”, tha Robert Broadwater nga Policia e Shtetit të Pensilvanisë.