Hapat thelbësorë për një shikim të freskët:
Baza për qepallat:
Është e rëndësishme të jetë optimale, në mënyrë që ta mbajë trukun sa më gjatë. Baza duhet vendosur mbi gjithë qepallën më majat e gishtave, duke filluar nga qerpikët deri te vetullat.
Tonet:
Në mënyrë që hijezimet e syve të kenë efektin maksimal, zgjuarsia do ishte që qepallat t`i mbulonit me një bazë, shtresë të hollë pudër.
Nuancat e toneve:
Mund të provoni të përzieni tone të ndryshme, duke krijuar kështu ngjyra krejtësisht të personalizuara, të cilat mund të vendosen edhe në buzë.
Vijat e syve:
Duke filluar që nga pranvera dhe duke vazhduar në verë, ndër vijëzimet e syve preferohet modeli “mushama”, duke qenë se për shkak të të nxehtit makijazhi ka tendencën të shprishet dhe shkatërrohet.
Vetullat:
Artistët e grimit këshillojnë që të mos jenë vetullat tipari më i theksuar i grimit, por përkundrazi, ato duhet t`i lehtësojmë gjithmonë, ndoshta duke përdorur pikërisht pudër. Vetullat shumë të holla mund të korrektohen duke përdorur lapsa ose tone sysh. /Telegrafi/