Site icon Telegrafi

Më 5 shtator fillon gjykimi për të akuzuarit e aksidentit në Llaskarcë

Më 5 shtator, 6 persona do të ulen në karrigen e të akuzuarit pranë Gjykatës Penale për shkaktim të aksidentit tragjik të autobusit në Llaskarcë.

Shoferi, pronari, drejtori i kontrollit teknik si dhe 3 punonjësve të tjerë u ngarkohet vepra të rënda kundër sigurisë së personave në komunikacion. Gjykatëse e lëndës është caktuar Diana Gruevska-Ilievska.

Në aksidentin tragjik të Llaskarcës humbën jetën 16 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan. Sipas prokurorisë, autobusi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar ndërsa nuk ka qenë në gjendje të rregullt teknike.

Exit mobile version