Telegrafi

5 shkaktarët kryesorë të vdekjes së meshkujve – si t’i shmangni ato!

Më poshtë, i gjeni 5 arsyet më të shpeshta pse vdesin meshkujt dhe se si t’i luftojmë ato.

1) Sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë shkaktari numër 1 i vdekjeve të meshkujve, e që janë përgjegjëse për vdekjen e 1 prej 4 meshkujve.

Edhe pse të gjithë e dimë se ushtrimet e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, shumica e meshkujve nuk e dinë se sa shumë. Të jesh fizikisht joaktiv, është si të pish një paketë cigare në ditë, thotë kardiologu James M. Rippe.

Ndërsa nëse aktualisht je duke u marrë me sport, atëherë sigurohu që edhe je duke u dehidruar pasi që një studim i fundit ka deklaruar se meshkujt të cilët pinë 5 gota ujë në ditë, i zvogëlojnë shanset rreth 54% të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

2) Kanceri

E dyta renditet kanceri, duke qenë përgjegjëse për vdekjen e 24.1% të meshkujve.

Dhe jo, kanceri nuk është ‘fat i keq’ pasi që më shumë se 50% e kancereve shkaktohen si pasojë e një stili të veçantë të jetesës.

Doktori i famshëm Aaron Clark ka deklaruar se pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri në Amerikë.

3) Aksidente të pa qëllimshme

Për këtë jo vetëm meshkujt por edhe femrat duhet të kenë shumë kujdes pasi që, aksidentet si ato me veturë radhiten të tretat si shkaktar i vdekjeve, kryesisht të meshkujve.

4) Sulmet në tru

Sulmet e trurit nuk janë më problem vetëm i gjyshërve tuaj.

Disa hulumtime të publikuara në ‘Neurologi’ thonë se më shumë se 15% e sulmeve në tru ndodhin para moshës 45 vjeçare.

Rolin më të madh e luan shtypja e gjakut dhe nëse është me lartë se 120/80 ju patjetër duhet të flisni me doktorin tuaj.

5) Diabeti

Diabeti qëndron prapa 3.1% të vdekjeve të meshkujve përderisa që 9.3% e popullatës së SHBA-së janë të diagnostifikuar me diabet.

Por edhe nëse ju mund të jetoni me tipin 2 të diabetit, ju nuk keni nevojë pasi që nëse ju qëndroni në peshën tuaj ideale, mund ti zvogëloni rreziqet dukshëm.