Site icon Telegrafi

5 shenjat që tregojnë se dysheku juaj është duke e dëmtuar shëndetin tuaj

Gjumi ndikon drejtpërdrejtë në mprehtësinë e mendjes, produktivitetin ditor, balancimin emocional, kreativitetin, vitalitetin fizik dhe në peshën tuaj. Prandaj duhet t’i kushtoni rendësi të madhe ambientit ku ju flini e në veçanti dyshekut tuaj.

Ekspertët sugjerojnë që nëse dysheku juaj plotëson një nga 5 shenjat e mëposhtme, është koha të mendoni për shëndetin tuaj dhe ta ndërroni dyshekun menjëherë.

1. Dysheku juaj është më i vjetër se 10 vite

A e keni menduar sa i vjetër është dysheku juaj?

Ekspertët sugjerojnë që ju duhet të ndërroni dyshekun tuaj pas 10 viteve, duke u bazuar në materialet e dyshekut, mënyrën e jetesës, zakonet tuaja të gjumit, etj. Për 10 vite dysheku juaj konsumohet, nuk ju ofron rehatinë dhe mbështetjen e duhur dhe përmban lëkurë të vdekur e papastërti të pafundme që ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.

2. Ju nuk flini rehat

Nëse zgjoheni të lodhur, me dhimbje, keni zgjime të shpeshta natën, atëherë dysheku juaj nuk ofron më mbeshtetjen dhe rehatinë e duhur.

3. Dysheku juaj nuk duket mirë

Nëse vëreni shenja të deformimit si gunga, njolla apo vrima atëherë ju duhet të keni parasysh që këto janë shenja të qarta që dysheku juaj është konsumuar. Ju nuk do të fleni rehat do të rezultojë me lodhje e dhimbje trupi.

4. Nuk i plotëson nevojat tuaja

Me kalimin e viteve trupi juaj ndryshon (shtoni apo humbni peshë, keni pësuar ndonjë lëndim apo aksident). Dysheku që ju keni përzgjedhur në fillim, nuk i mbështet kërkesat momentale për të cilat trupi juaj ka nevojë. Për një jetesë të shëndetshëm, ju duhet të përzgjedhni dyshek plotëson kërkesat tuaja.

5. Ju keni zakone të këqija të gjumit

Nëse flini zhveshur, hani në shtrat apo nuk bëni dush para gjumit, pastaj nëse kafshët tuaja shtëpiake flenë në dyshekun tuaj, përfundimisht dysheku juaj nuk është higjienik dhe ju duhet ta ndërroni atë.

Nëse vendi ku flini paraqet ndonjërën nga problemet e lartcekura, atëherë është koha ta ndërroni dyshekun tuaj me një DORMEO duke përfituar DHURATËN speciale “Hidratues & aromatizues ajri nga Dormeo” krejtësisht FALAS!

Klikoni KËTU për porosi online.

Thirr FALAS në numrin  0800 100 90 për informata!

(artikull i sponsorizuar)

Exit mobile version