Telegrafi

5 mijë euro për perdet e Isa Mustafës (Dokument)

Kryeministri, Isa Mustafa, pak para largimit të tij nga posti i kryeministrit ka vendosur të bëjë ndryshime estetike në zyrën e tij.

Afro 5 mijë euro perde janë kontraktuar nga zyra e prokurimit në Qeverinë Mustafa. Kjo është bërë e ditur sot nëpërmjet Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, transmeton Express.

Tenderin e ka fituar kompania “C&O Window Decor”. Kontrata është dhënë më 19 qershor, si dhe pritet të nënshkruhet më 30 qershor të këtij viti.