Përdorimi i arkave fiskale është bërë obligim për gjitha bizneset që nga muaji maj në Austri. Vendimi për këtë është marrë në muajin janar dhe tashmë periudha tranzitore ka kaluar.
Të gjitha bizneset që nuk pajisen me arka fiskale do të dënohen deri në 5 mijë euro.
Përderisa edhe vendet më të zhvilluara evropiane janë duke i dhënë rëndësi procesit të fiskalizimit, në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të operojnë gjysma e bizneseve pa arka fiskale, ndër to edhe rreth 600 kompani të naftës që nuk i kanë instaluar sistemet e veçanta fiskale si dhe grupe të mëdha biznesi siç janë auto-taksitë, dyqanet me pakicë, tregjet e perimeve dhe tekstilit. /Telegrafi/