Telegrafi

5 mënyra që të shpejtoni metabolizmin

Digjni kalori, forcohuni dhe përshpejtoni metabolizmin me këto lëvizje joga. Ushtrohuni 3-5 herë në javë me këto lëvizje.
Ndarja

Filloni me duart dhe këmbët në tokë.
Gjatë frymëmarrjes: ngrini gjunjët, shtyjini ijët dhe drejtoni këmbët dhe krahët (duke formuar shkronjën V).
Gjatë frymënxjerrjes: ngrini këmbën e djathtë sa më lart.
Nga gjuri te hunda

Gjatë frymëmarrjes: me shpinë të harkuar, fusni barkun Brenda dhe tërhiqni gjurin e majtë afër hundës
Gjatë frymënxjerrjes: shtyjeni këmbën nga pas, si tek lëvizja e mëparshme.
Gjuri në shpatullën e djathtë

Gjatë frymëmarrjes: me shpinën e harkuar, përkulni gjurin e djathtë dhe hapeni anash. Afrojeni gurin e djathtë tek shpatulla e djathtë.
Gjatë frymënxjerrjes: kalojeni këmbën pas, si tek lëvizja e parë.
Gjuri në shpatullën e majtë

Gjatë frymëmarrjes: afroni gjurin e djathtë të përkulur, përkundrejt trupit tek shpatulla e majtë.
Gjatë frymënxjerrjes: kalojeni këmbën pas, si tek lëvizja e parë.
Plank me një këmbë

Gjatë frymëmarrjes: mbani shpatullat në të njëjtin drejtim me duart, ngrini këmbën e djathtë, prisni pak.
Gjatë frymënxjerrjes: ulni këmbën e djathtë. Përsëriteni me këmbën e majtë. /Telegrafi/