Site icon Telegrafi

5 libra të përshtatshëm, për tu dhuruar për festën e Shën Valentinit

Libri, si për çdo festë tjetër, është gjithmonë një dhuratë e mirë për të dashurit tanë, e sidomos për festën e të dashuruarve, libri është gjithmonë dhurata e duhur pasi libri nuk vyshket, nuk hargjohet, libri mbetet përgjithmonë!

Këtë vit, Libraria Dukagjini ndan me ne 5 tituj të cilët mund ti dhurojmë të dashurve tanë për ditën e të dashuruarve:

1. “5 gjuhët e dashurisë” nga Gary Chapman – një libër me ide praktike për një dashuri të përjetshme. Libri përmban 5 gjuhët e dashurisë të cilat sipas autorit janë: fjalët vlerësuese, koha cilësore, marrja e dhuratave, shërbimet e dobishme, kontakti fizik.

2. “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris – Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t’i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t’ju bëjë për të qarë, por edhe do t’ju falë optimizëm.

3. “Krenari dhe Paragjykim” nga Jane Austen – Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Jane Austen e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.

4. “Getsbi i madh” nga Francis Scott Fitzgerald – Kjo është historia e Jay Gatsby, një i ri i pashëm dhe i pasur, dhe dashurisë së tij për bukuroshen Daisy, një përshkrim i mrekullueshëm i periudhës kur, “xhini ishte pija kombëtare dhe seksi obsesion i përgjithshëm”.

5. “Romeo dhe Xhuljeta” nga William Shakespeare – Historia më e madhe e dashurisë në kohëra, personifikimi i dashurisë deri në vdekje – dhe jo në kuptimin figurativ të kësaj fjale. Pavarësisht fundit të hidhur, “Romeo e Xhuljeta” është një dhuratë perfekte për të treguar forcën e dashurisë.

Titujt e cekur më lartë mund ti gjeni fizikisht në Librarinë Dukagjini, apo ti porosisni online në website: dukagjinibooks.com

Exit mobile version