Site icon Telegrafi

Më 5 korrik prezantohet e më 2017 vihet në qarkullim 50 euroja re

Banka Qendrore Evropiane (ECB) bëri me dije se bankënota e re 50 eurosh do të prezantohet më 5 korrik, ndërsa do të vihet në qarkullim në muajt e pranverës në vitit 2017.

Në deklaratën e Bankës Qendrore Evropiane thuhet se ECB-ja dhe bankat qendrore të Eurozonës (Eurosistemi) më 5 korrik do ta prezantojnë bankënotën e re 50 eurosh dhe se planifikohet që e njëjta të futet në treg në muajt e pranverës vitin e ardhshëm.

Më tej në deklaratë thuhet se po zhvillohen punime në lidhje me përshtatjen e bankënotave në makina.

“Prodhuesit e pajisjeve të bankënotave, unionet e sektorëve dhe ECB-ja nënshkruan marrëveshje që nga dita e prezantimit që bankënota 50 eurosh të mund të jetë e vlefshme në makina automatike, makina biletash dhe makina të tjera që pranojnë bankënota”, thuhet në deklaratë.

Bankënota 50 eurosh është euro-bankënota më e përdorur, ndërkaq, në qarkullim gjenden rreth 8 miliardë euro me bankënotën 50 eurosh dhe këto përfaqësojnë rreth 45 për qind të bankënotave totale. /Telegrafi/

Exit mobile version