Site icon Telegrafi

5 këshilla për jetëgjatësinë e manikyrit

1. Mbajeni manikyrin tuaj të preferuar në frigorifer. Mjediset e ngrohta mund t’ia ndryshojnë ngjyrën.

2. Lërini thonjtë të pakën dy minuta, përpara se t’i lyeni me një shtresë tjetër manikyri. Sa më shumë të prisni, aq më mirë ngjitet manikyri.

3. Nëse manikyri juaj ka më shumë se një vit, është mirë të mos e përdorni më.

4. I lyeni thonjtë me dy shtresa bazë, që manikyri të qëndrojë më mirë, këshillon Living. Filloni me pjesën e sipërme, pastaj me shtresën e dytë mbuloni gjithë thoin. Kështu, thoi do të ketë më pak mundësi për t’u dëmtuar.

5. Mos harroni që është tejet e rëndësishme t’i lani duart dhe thonjtë përpara se t’i lyeni me manikyr, në mënyrë që të mos keni papastërti poshtë manikyrit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version