Dekorimi i shtëpisë dhe shtimi i një ndjenje të stilit personal, nuk ka nevojë të jetë proces i vështirë, madje këtë e keni më të lehtë pasi në JYSK vazhdon festa e çmimeve.
Me këshillat e mëposhtme, ju mund ta transformoni krejtësisht shtëpinë tuaj, të gjitha këto këshilla janë të dëshmuara për stil e dizajn elegant!
Mobiliet
Shumica duan që mobiliet të jenë të një dizajni unik. Ndonëse nuk ka ndonjë gjë të gabuar rreth kësaj, mobiliet e tilla faktikisht janë ato që bëjnë ndryshimin në shtëpinë tuaj.
Ka shumë karrige p.sh. të cilat mund të shërbejnë si alternativë e mirë e mobilieve unike dhe në këtë mënyrë ju mund ta transformoni tërë ambientin për gjysmë çmimi!
Ka shumë e shumë lloje të karrigeve apo tavolinave në JYSK të cilat mund të përshtaten me lloje te shumta te mobilieve, prandaj rekomandohet që t’i shikoni alternativat më të mira kur i përzgjedhni ato.
Dhurojini mureve një pamje të re!
Punët artistike në mure mund të jenë të nga më të ndryshmet, por ju nuk keni nevojë të shpenzoni shumë që muret të kenë pamje të re!
Një alternativë e mirë e kësaj është duke krijuar piktura personale në mure. Përzieni dhe përshtatni kornizat dhe artin mural për të krijuar pamje inspiruese, e cila mund të duket shumë elegante pa harxhuar shumë.
Mundohuni të zgjedhni korniza të zeza ose me ngjyrë të drurit të bardhë dhe kombinoni me dekor ngjyrë ari.
Ndërroni jastëkët!
Nëse nuk dëshironi që të investoni për një kauç të ri, atëherë pamjen e tyre mund ta përmirësoni duke ia ndërruar vetëm jastëkët.
Jastëkët dekorues gjithmonë janë opsion i mirë për t’i dhuruar pamje të re dhomës së ndejës, mjafton vetëm të zgjedhni nga trendet momentale.
Dekoroni me pasqyre!
Dekorimi me pasqyre po ashtu është një alternativë tepër e bukur. Kjo për shkak se pasqyret rrezatojnë elegancë dhe e bëjnë dhomën të duket më e madhe se ç’është në të vërtetë. Ju mund t’i përdorni pasqyrat edhe për të reflektuar dritën në dhomë që ajo të duket më e ndritshme.
Zgjedhni ndriçimin e duhur!
Ndriçimi në dhomë të ndejës nuk ka përse vjen nga një dritë e shtrenjtë e ngjitur në tavan. Lampat e qirinjtë e ndryshëm kanë ndikim të madh në atmosferën e dhomës së ndejës, pasi që vërtet se e hijeshojnë ambientin.
Elementet ndriçuese të dhomës po ashtu mund të jenë pjesë e dizajnit dekorues pa pasur nevojë të jenë të shtrenjta.