Telegrafi

5 hapat e vetë-ekzaminimit për kancerin e gjirit

Hapi 1: Filloni duke parë gjoksin në pasqyrë me shpatullat prapa dhe me duart në ije.

Nëse shihni ndonjë prej shenjave të mëposhtme, komunikojani ato doktorit:
▪ Rrudhosje të lëkurës, gropëza, ose fryrje të lëkurës.
▪ Ndryshim të pozicionit të thithkave ose thithka të futura brenda në vend që të jenë të dala.
▪ Skuqje, dhembje, enjtje ose puçra

Hapi 2: Ngrijini duart lart dhe kërkoni për të njëjtat ndryshime.

Hapi 3: Duke u parë në pasqyrë, kontrolloni nëse keni rrjedhje të gjoksit.

Hapi 4: Ndërkohë që jeni shtrirë, prekni gjoksin duke përdorur dorën e majtë për gjoksin e djathtë dhe anasjelltas. Me gishtin tregues dhe dy të tjerët në pozicion të drejtë, kryeni lëvizje të vogla rrethore duke e prekur gjoksin butësisht. Me këtë lëvizje mbulojeni të gjithë zonën e gjoksit nga klavikula deri tek pjesa e sipërme e barkut dhe nga sqetullat deri tek ndarja e gjokseve.

Ndiqni një sistem që të jeni të sigurta që e keni mbuluar të gjithë zonën e gjoksit. Mund ta filloni nga thithkat duke u zhvendosur me lëvizje rrethore më të mëdha drejt pjesës së jashtme të gjoksit ose mund të zgjidhni lëvizjen vertikale duke e zhvendosur dorën nga lart poshtë. Lëvizja lart-poshtë duket se funksionon më tepër. Sigurohuni që të mbuloni me lëvizje pjesën e poshtme dhe të sipërme. Për pjesën e sipërme përdorni shtypje të lehtë, për pjesën e mesit përdorni shtypje të mesme dhe për pjesen e poshtme perdorni shtypje më të fortë.a

Hapi 5: Së fundmi prekeni gjoksin kur jeni në këmbë ose ulur. Shumë femra shprehen se mënyra më e mirë për të ndjerë ndryshimet është kur lëkura është e lagur, prandaj preferojnë ta bëjnë këtë hap në dush, përcjell Anabel. Përdorni të njëjtat lëvizje të përshkruara në hapin 4. /Telegrafi/