Të gjithë ne mundohemi të tregohemi të zgjuar me paratë tona, por blerjeve të shtrenjta nuk iu shmangemi dot. Në fakt, janë disa produkte apo eksperienca që vlejnë më shumë, se sa gjërat e lira që shpesh janë një shpenzim i vazhdueshëm.
“Shumica prej nesh shpenzojnë para për gjërat që nuk na interesojnë me të vërtetë në kurriz të gjërave pa i kuptuar fare. Pra, hapi i parë është përcaktimi i prioriteteve tuaja, pastaj ndjekja e shpenzimeve tuaja për të parë nëse jeni duke shpenzuar në përputhje me ato prioritete dhe duke bërë rregullime sipas nevojës”, tha për Business Insider, Stefanie O’Connell , eksperte financiare dhe autorja e “The Broke and Beautiful Life”, përcjell Telegrafi.
Shpesh ne blejmë gjëra që nuk na nevojiten, për t’i bërë qejfin njerëzve që nuk i pëlqejmë. Për të menaxhuar më mirë shpenzimet duhet të vendosim prioritete dhe të ndjekim shpenzimet tona duke bërë ndryshimet e nevojshme.
Këtu janë pesë gjërat e shtrenjta, të propozuar nga ekspertët financiarë dhe që kanë plotësisht vlerë të parave.
Edukimi
Rreth 70 për qind e studentëve të diplomohen me borxhe të kredive studentore dhe ka pasur shumë debate për atë se a është i vlefshmëm të shpenzohet. Pavarësisht nga kjo, Roger Ma, ekspert i planifikimit, thotë se edukimi është me i sigurt duke shpenzuar para.
“Një investim në veten tuaj zakonisht është me vlerë. Avancimi i njohurive tuaja në fund të fundit mund të rrisë kapitalin tuaj njerëzor dhe përveç kësaj, të mësuarit e gjërave të reja bënë jetën interesante dhe emocionuese”, tha Ma.
Udhëtimet
Udhëtimi, është terapia më e mirë për mendjen dhe shpirtin e njeriut. A është gabim të shpenzosh për lumturinë tënde?
Raporte të ndryshme sugjerojnë të udhëtoni sa më shpesh, brenda dhe jashtë vendit, në vende të njohura e të panjohura, gjatë apo në fundjavë. Jepini trurit lirinë për të njohur më shumë, dhe shpirtit një paqe të merituar.
Një dyshek komod
Gjumi është esenca e një shëndeti të mirë, kjo sipas Institutit të Shëndetit. Investoni në një dyshek që ju ofron komoditet, edhe nëse nuk keni mundësi të flini shumë.
Një gjumë i mirë, ndikon drejtpërdrejt në pjesë të ndryshme të jetës sonë. Nëse nuk pushojmë mirë, ditën tjetër nuk do të jemi produktiv, nuk do të kemi marrëdhënie të mirë më kolegët apo shefin dhe e gjithë dita do të shkoj keq. Vlera e një dysheku të mirë, shtohet me kalimin e kohës.
Rroba që rrinë mirë
Nëse rrobat tuaja nuk i rrinë mirë trupit, ju nuk dukeni bukur. Nuk ka rëndësi marka apo stilisti, gjeni rroba që i përshtaten trupit tuaj, pavarësisht çmimit. Pra, në vend që të mendosh se cilat rroba janë në modë, mendoni se si t’i përshtateni për trupin tuaj.
Veshja është ajo që bën diferencën.
Shërbimet që të kursejnë kohë
Disa shërbime janë të domosdoshme, për të mos jetuar vetëm me ankesa.
Pastrimi, lyerja apo defekte të ndryshme që ndodhin në shtëpi është më mirë të lihen në dorën e profesionistit. Në këtë mënyra jeta bëhet më e thjeshtë dhe pa stres, duke mos pritur që nga momenti në moment abazhuri që ke montuar vetë të bjerë në tokë.
Këto janë ato investime që kur bëhen mirë të kursejnë më shumë nga sa mendon. /Telegrafi/