Site icon Telegrafi

5 euro bileta për “Final-Four”

Pesë euro është shuma e biletës që është vendosur për të gjitha ndeshjet, ndërsa 30 euro do të jetë ajo për zonën VIP.

Këto informata janë bërë të ditura sot nga Florian Miftari, drejtor i KB Sigal Prishtina, gjatë një konference për shtyp.
Sipas tij finalja e kësaj ndeshje do të mbahet të dielën, ku do të përfshihen po ashtu edhe dy ndeshjet për vendin e tretë.
Ndërkaq, Miftari ka bërë të ditur se që nga nesër (e premte) në mëngjes do të fillojë fushata me billborda e reklama televizive rreth kësaj ndeshje.

Miftari bëri të ditur së në këtë takim mysafir do të jenë rreth 20 anëtar të Ligës Ballkanike si dhe katër ose pesë zyrtar të lartë të FIBA-s. Ndryshe, ky organizim do të kushtojë rreth 50 deri në 60 mijë euro, si dhe do të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version