A jeni gati për një tjetër super film nga ylli Brad Pitt? Ikona e filmit rikthehet këtë javë me një tjetër rol, pas suksesit të paparë të filmit “Once Upon a Time in Hollywood“, që doli të jetë një hit i madh ndërkombëtar, por që pati shikueshmëri të lartë edhe në nivel vendor.
Këto janë disa nga arsyet pse duhet të nguteni ta bleni biletën sa më parë:
Aktrimi i Brad Pitt
Brad ka qenë një yll filmi gjithmonë, por i duheshin bashkëpunime me regjisorë të mdhenjë për ta shfaqur veten më shumë. Pas bashkëpunimit me Tarantinon, Paul Schrader tha për të “Me këtë rol, Pitt futet në listën e aktorëve më të mëdhenjë amerikan“. Roli i tij në filmin Ad Astra, u quajt si roli më i vështirë që ai e ka luajtur ndonjëherë.
Rikthimi i James Gray si regjisor
Filmt e mëparshëm të Gray, kanë pasur një skop të gjerë në zhanër dhe përmbajtje. Ai e sprovon veten për herë të parë edhe me zhanrin fantashkencë, ndërsa për ta përsosur rolin e Brad Pitt, ai madje kërkoi sugjerime nga regjisori tjetër i madh amerikan, David Fincher, i cili me filmin Se7en, e kishte sjellë për herë të parë seriozisht vëmendjen nga Brad Pitt.
Një sukses i madh në festivalet anëembanë
Filmi tashmë veçse ka marrë një nominim si filmi më i mire në Festivalin e Venecias, ndërsa në platformat për kritikë filmi qëndron tejet lartë, duke kapur vlerën 82 në Metascore, dhe 85% në Rottentomatoes. Filmi u quajt si ndër më të mirët e vitit, ndërsa eksperienca e të shikuarit në kinema, po konsiderohet të jetë e njejtë me filmat më epik fantastiko-shkencor të bërë kohët e fundit, si “Interstellar”, “Arrival”, apo “Annihilation”.
Ana teknike e filmit
Kë tjetër ta marrësh për ta gjiruar një film me hapësirë, pos njeriut që punoi në filmin Interstellar. Pas kapjeve madhështore që ia bëri atij filmi, Hoyte Van Hoytema, rikthehet si regjisor i fotografisë edhe në këtë film, për të na dërguar përsëri në qoshet më të errëta të hapësirës. Në muzikën e filmit, punoi një tjetër emër i madh në industri, Max Richtier, kompozitor i disa prej filmave me tingujt më mbërthyes të viteve të fundit, si “Shutter Island”, “Waltz with Bashir”, apo seriali “The Leftovers”. Sa i përket pamjeve të filmit, regjisori u potencua se një pjesë e madhe e kapjeve përdorin pamje të bazuara në fotografi reale nga NASA, që nënkupton se një pjesë e terrenit që do shkelet nga personazhet e filmit do jenë vende ku kanë shkelur astronautë në misione reale.
Eksperienca në Kinema
Edhe pse filmi është i prodhuar në 2D, ekranet e Cineplexx dhe teknologjina e zërimit Dolby Digital Surround System 7.1, do ta bëjnë eksperiencën kinematografike edhe më fantastike. Duke marrë parasysh pamjet magjepsëse që filmi ofron, dhe zërimin që një film i këtij formati kërkon, është sigurtë të thuhet që eksperienca e të shikuarit këtë film në kinema, do jetë një eksperiencë si asnjë më parë!
Më shumë informata rreth filmit dhe orareve të transmetimit i gjeni në linkun KETU.