Telegrafi

5 aksesorët e përjetshëm

Xhavit Novolani
/lifestylenews.al/

Një gjë të tillë e pasurojnë 5 aksesorët të vlerësuar nga shumë ekspertë si aksesorë të përjetshëm të modës.

Shikoni cilat janë ato dhe secila femra duhet t’i kenë patjetër.

Gjerdan perlash
Secila grua duhet të zotërojë një gjerdan perlash.

Syzet e zeza të diellit
Të gjitha ikonat e modës edhe më të bukura duken kur paraqiten me syze të zeza të diellit. Ato i shtojnë dukjes elegancë dhe një stil të lartë për veshjet verore.

Shall elegant
Që nga paraqitja e parë e tij në vitin 1920, shalli Hermes, është përdorur nga shumë ikona si: Mbretëresha Elizabeth dhe Princesha Grace Kelly. Shalli mund të jetë me laramani ngjyrash, në mënyrë që të kombinohet me shumë ngjyra të rrobave. Përdorimi i saj më i mirë është të lidhet rreth qafe.

Çantë dore nga lëkura
E përshtatshme dhe e përdorshme, si ditën, ashtu edhe natën. Pavarësisht markës, çanta e dorës nga lëkura është një domosdoshmëri për çdo femër.

Këpucë të zeza, me taka dhe stil klasik
Këto këpucë kanë qenë dhe do të mbeten elementi kryesor i modës, prandaj të blini një palë këpucë të tilla, ju keni blerë diçka që do ta bartni shumë gjatë, pa i dalë masa. /Telegrafi/