Site icon Telegrafi

5.200 australianë pozojnë lakuriq

Tunick, i cili është i njohur për fotografimet grupore nudo në hapësirat publike, la pjesëmarrësit të pozojnë për më shumë se një orë në poza të ndryshme të hënën.

“Ishte vështirë t’i bindje pjesëmarrësit ‘straight’ të përqafonin pjesëmarrësit gej dhe e kundërta”, tha Tunick. “Isha shumë i lumtur kur më në fund të gjithë u bindën për një puthje miqësore, një puthje dashurie para kësaj strukture gjigande”.

Studenti 19 vjeçar, Art Rush tha se ka qenë shumë i emocionuar gjatë pjesëmarrjes. “Kurrë më nuk do ta kem një shans të tillë ta bëjë prapë. Nuk ia vlen të ndalohet”, tha Rush. “Nuk përjetohet si diçka seksuale, është më shumë si diçka fisnore, një grumbull njerëzish”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version