Telegrafi

“4G” në iPhone

Shënimi i ri paraqitet gjatë përdorimit në rrjetën e operatorit mobil amerikan AT&T, përkundër faktit që nuk bëhet fjalë për rrjetën e vërtetë 4G. Zhvillimi i këtillë i situatës vjen pas publikimit nga AT&T i cili kah fundi i vitit të kaluar lajmëroi se po bashkëpunon me Apple rreth mundësisë së shfaqjes së shenjës 4G në pajisje. Pasi që numri i G-ve në rrjetat mobile nuk bën pjesë në specifikat teknike, shpesh po përdoret për qëllime të marketingut, madje edhe për të shkaktuar konfuzion tek blerësit.

Për momentin e vetmja pajisje e Apple e cila punon në rrjetat 4G është iPadi i paraqitur ditë më parë. /Telegrafi/