Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 462.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.581.266 doza të vaksinës.
Deri më sot më shumë se 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/