Site icon Telegrafi

46-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni në Itali

Foto: Arkiv

Një 46-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një tren në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, në hekurudhën e Bogliaskos, Genova.

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë dyshohet se viktima ishte duke marrë një objekt që i kishte rënë mbi shina, në momentin fatal kur u përplas nga treni

Mediat italiane raportojnë se 46-vjeçari u mor para nga treni teksa ishte duke ecur në shina në rrjedhën e sipërme,  pas stacionit hekurudhor Bogliascos./abcnews.al/

Exit mobile version