Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 46.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.931 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/