Site icon Telegrafi

46 ankesa në KSZH për zgjedhjet lokale, më shumë dorëzon OBRM-PDUKM-ja

Deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e ankesave, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor kanë arritur 46 ankesa për procedurën e votimit, numërimit dhe vërtetimit të rezultateve.

Më shumë ankesa ka dorëzuar partia opozitare OBRM-PDUKM edhe atë 43, sipas të dhënave të KSHZ-së. Një ankesë ka arritur nga Aleanca për Shqiptarët, dhe nga një nga partia “E Majta” dhe TMRO, të cilat disa herë i kanë dorëzuar në KSHZ.

Sot pritet që kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski të thërrasë seancë në të cilën do të rishikohen ankesat.

Sipas afatit ligjor, bartësit e listave për kandidatë kanë të drejtë të dorëzojnë ankesa në KSHZ në afat prej 48 orëve, pas publikimit të rezultateve të para./Telegrafi/

Exit mobile version