Telegrafi

4,543 raste aktive me coronavirus në Kosovë, vazhdon procesi i vaksinimit

Foto: Arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.

Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka pranuar kontingjentin tjetër të vaksinave kundër COVID-19.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Shëndetësisë kanë shpjeguar se ky kontingjent është pjesë e asistencës së Bashkimit Evropian për Kosovën në sigurim të vaksinave.

“Divizioni i Komunikimit me Publikun ju konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar e deri të hënën vaksinën antiCOVID e kanë marrë 46.097 qytetarë. /Telegrafi/